Panel diskutimi i parë me temë ndryshimi dhe plotësimi i legjislacionit i cili u zhvillua sot në kuadër të Konferencës “Zhvillimi i turizmit në vend”, u organizua nga Ministria e Ekonomisë, të cilën e drejtoi shefi i departamentit të Turizmit dhe Hotelierisë , Bekim Haxhiu .
Një grup pune i përbërë prej përfaqësuesve të Ministrisë së Ekonomisë, pushtetit vendor, rajoneve planifikuese Fakultetet e Turizmit dhe hotelierisë, Inspektoratit Shtetëror të Tregut, dhomat tregtare dhe sektorit privat do të definojnë ndryshimet në legjislacionin për turizëm dhe hotelieri.
“Propozimet e komunitetit të biznesit sipas ligjit për aktivitete turizmi përfshijnë kufizimin e validitetit të licencave turistike për tre vjet, mundësinë e aplikimit për një licence të re të operatorit turistik, rregullimin e aranzhimeve, licenca për udhëzues turistik me kohëzgjatje, forcimin e kontrolleve për agjencitë e paregjistruara dhe udhëzuesit për të parandaluar konkurrencën jolojale”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Ekonomisë.
Sa i përket Ligjit për veprimtari hotelierike propozohen ndryshime në rregullat për kategorizimin në drejtim të shërbimeve për vlerësim, kategorizimin e të gjitha objekteve hotelierike për akomodim dhe ushqim me rregullore të veçanta për kushtet, duke përfshirë forma të reja të cilat nuk janë përfshirë deri tani , rregullimi i shitjeve përmes online operatorëve, rregullimi i sistemit elektronik për paraqitjen e turistëve, rregullimin e tarifës për qëndrim të përkohshëm, kontroll të zgjeruar të restoranteve të paregjistruara etj.
Ndryshimet e harmonizuara të rregullores ligjore duhet ti propozohen Qeverisë deri në mesin e muajit shkurt të vitit të ardhshëm.
Lidhur me diskutimin në panelin e dytë mbi Strategjinë e Turizmit deri në vitin 2021, u ra dakord se korniza strategjike që krijon bazë solide për zhvillimin e turizmit të plotësohet me propozime të përcaktuara që do ti dorëzohen komunitetit të biznesit deri në fund të këtij muaji, pas të cilës do të zhvillohet edhe një tjetër takim pune për të harmonizuar propozimet dhe të bëhet përgatitja e tekstit përfundimtar të Strategjisë.
Në kuadër të Konferencës për Zhvillimin e Turizmit, dekani i Fakultetit të Turizmit dhe Hotelierisë , Cvetko Andreevski ka prezantuar analizën për sigurimin e të dhënave në fushën e turizmit dhe projektimin e treguesve të ardhshëm. Kjo ishte shumë i mirëseardhur nga të gjithë pjesëmarrësit e konferencës, të cilën e vlerësuan si shumë të dobishme për projektimin e projekteve të ardhshme në fushën e turizmit dhe hotelerisë.
Në pjesën zyrtare të konferencës, qëllimi i së cilës është në një vend të mblidhen të gjithë aktorët e sektorit të turizmit në Republikën e Maqedonisë për të diskutuar hapat e ardhshëm në këtë fushë, pasqyrë të situatës në turizmin vendas ka dhënë edhe këshilltari shtetëror për turizëm dhe hotelieri në Ministrinë e Ekonomisë, Shovket Hazari.
Tendencë gjithnjë në rritje po shënon sektori i turizmit, i cili tetë vitet e fundit ka rritje prej 100 për qind.
“Maqedonisë për shfrytëzimin e plotë të potencialeve turistike i duhet përmirësimi i infrastrukturës lokale , por edhe qasje deri tek punëtorët e kualifikuar dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimeve në sektorin e turizmit”, theksoi Haziri.
Qëllimi ynë si Ministri është që në bashkëpunim me sektorin privat të punojmë në sfidat e detektuara për një përmirësim të dukshëm të klimës turistike në Maqedoni.