Faleminderit eurodeputetëve dhe miqve tanë në Bruksel për mbështetjen e tyre në mbrojtje të ligjit dhe të gjuhës shqipe. Kështu e nis statusin e tij, Mevlan Ademi nga Lëvizja Studentore, ndërsa ka komentuar amendamentin e miratuar nga Parlamenti i Evropës që i nën thirrje autoriteteve të Maqedonisë së Veriut që të zgjidhin sa më shpejt çështjen e përdorimit të gjuhës shqipe në provimet shtetërore, duke siguruar zbatimin praktik të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit.
Statusi i plotë i Mevlan Ademit:
Faleminderit eurodeputetëve dhe miqve tanë në Bruksel për mbështetjen e tyre në mbrojtje të ligjit dhe të gjuhës shqipe.
Parlamenti Evropian u bën thirrje autoriteteve të Maqedonisë së Veriut që të zgjidhin sa më shpejt çështjen e përdorimit të gjuhës shqipe në provimet shtetërore, duke siguruar zbatimin praktik të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, si në aspektin ligjor ashtu edhe në frymën e saj.
Gjithashtu, kërkohet që protestat studentore të mos paraqiten në mënyrë të padrejtë si të motivuara politikisht apo si faktor destabilizues.
Ky është një mesazh i qartë në mbrojtje të të drejtave gjuhësore dhe të respektimit të Marrëveshjes së Ohrit.


