Sipas informacioneve jozyrtare të gazetës Nezavisen, presidenti i Maqedonisë George Ivanov, në takimin e paradokohshëm me Sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg ka thënë se në ditën e referendumit nuk do të jetë në Shkup, si përgjigje ndaj vërejtjeve të Stoltenbergut se përfaqësues të kreut shtetëror nuk do të duhej të paraqiten me qëndrime aq të ashpra lidhur me referendumin dhe marrëveshjen për emrin, që paraqesin akt historik dhe përcaktim strategjik për vendin. Presidenti i shtetit gjoja i ka thënë Stoltenbergut se durimi i maqedonasve është kah fundi dhe se në çdo moment mund të ju “mbushet kupa” për shkak të gjitha kompromiseve që janë bërë viteve të fundit, siç janë Marrëveshja kornizë dhe marrëveshja me Greqinë, transmeton Gazeta Lajm. Ndaj vërejtjeve të sekretarit të përgjithshëm se në periudhën vijuese do të ketë zhvillime të shumta rreth Kosovës dhe është mirë që Maqedonia sa më shpejtë të futet nën ombrellën e NATO-s, Ivanov gjoja është përgjigjur bashkësia ndërkombëtare duhet të kujdeset për Kosovën, e jo të brengoset për Maqedoninë.
Data 16.03.2026
Aktuale
- (VIDEO) Për 7 ditë dizeli u rrit 21 denarë, nga mesnata një litër kushton 92 denarë
- Grupi i fajdeve, një i arrestuar dhe 4 persona në kërkim, zbulohet shifra e dëmit financiar të shkaktuar!
- Filipçe: Nuk ka fjalë që mund të përshkruajnë dhimbjen dhe pikëllimin e familjarëve të viktimave të Koçanit
- Vdekja tragjike e 20-vjeçares shqiptare në Itali, tentoi të futej në shtëpi nga ballkoni!
- Sulm fizik në parkun e Vrapçishtit
- “Kishte infeksion në mushkëri!”- Foshnja dy muajsh ndërroi jetë në spital, familja apel për ndihmë: S’kemi mundësi ta sjellim në Pogradec për ta varrosur
- Aksident në rrugën Tetovë–Pirok: Lëndohet rëndë një motoçiklist dhe një fëmijë
- Rrahje në Zdunje të Gostivarit pas një mosmarrëveshjeje

