Në një konferencë për shtyp, Dafina Stojanovska nga VMRO_DPMNE-ja tha se shëndetësia është pranë kolapsit, ndërsa kaosi që zotëron në të gjitha institucionet shëndetësore.
“Më tragjike është që qytetarët me jetën e tyre dhe me jetët e më të afërmve e paguajnë çmimin e LSDM-së që është e paaftë”.
Ajo tha se për më pak se një jave katër fëmijë janë në komë për shkak të diabetit që më parë është diagnostikuar.
Ajo shtoi se përderisa shëndetësia e Maqedonisë është pranë kolapsit, ministri Venko Filipçe ka shëtitur me paratë e qytetarëve nëpër seminare në Evropë.
“Filipçes nuk i intereson shëndeti i qytetarëve, atij i intereson për procedura të dyshuara tenderike dhe pasurim në kurriz të qytetarëve. Derisa njerëz të pafajshëm humbin jetët e tyre në shëndetësinë e Maqedonisë, firma fantome fitojnë tenderë milionëshe që janë formuar katër muaj para se të fitojë tender milionësh. Në të kaluarën secili Spital vet furnizohej me reagentë dhe kishte dhjetëra kompani nga ku furnizoheshin me reagentë, por që nga muaji i kaluar kur Venko Filipçe ju ndaloi Spitaleve që vetë të furnizohen me reagentë për laboratorët e tyre, ndodhi skandali i milionave për shkak se tash paratë do t’i fitojë vetëm kompania “AHB LAB import-eksport” e cila e përsëris është formuar para 4 muajve”, tha Stojanovska në konferencën për shtyp.

