Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Bojan Stojanoski sot në edicionin veror të “Click21” ka treguar se Maqedonia është i vetmi vend që duhet të ndryshojë kushtetutën për të filluar negociatat me Bashkimin Evropian.
“Përveç faktit që ne jemi i vetmi vend aspirues që duhet të hyjë në Bashkimin Evropian dhe ka deklarata të tilla për gjuhën, ne jemi një vend tjetër unik në atë që të aderojmë, pra të fillojmë negociatat me Bashkimi Evropian, ne duhet të ndryshojmë Kushtetutën. Pra, ku mbrohen këtu interesat kombëtare maqedonase?”, thotë Stojanoski.