Ministri i Shëndetësisë, njëherësh kryetar i Aleancës për Shqiptarët, ka dorëzuar dorëheqjen e tij.
Më poshtë ju sjellim letrën e plotë:
“I nderuar Kryeministër Mickoski,
Me këtë letër ju informoj se jap dorëheqje të parevokueshme nga funksioni i Ministrit të Shëndetësisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Detyrën që e mora me këtë funksion e kam ushtruar me përkushtim të plotë, transparencë dhe ndjenjë përgjegjësie ndaj qytetarëve dhe shtetit.
Këtë vendim e kam marrë pas një vlerësimi të kujdesshëm personal dhe profesional, duke besuar se ky hap është në interesin më të mirë të institucionit dhe të parimeve të mia personale.
Ju falënderoj për besimin dhe mundësinë për të qenë pjesë e Qeverisë në një periudhë jashtëzakonisht të rëndësishme për sistemin shëndetësor.
Mbetem i hapur për bashkëpunim dhe mbështetje në të ardhmen, gjithmonë i udhëhequr nga interesi publik.
Me respekt,
Prof. Dr. Arben Taravari
Ministër i Shëndetësisë”, ka shkruar Taravari.
Data 12.08.2026
Aktuale
- Motrat Mustafa ia kanë bërë zemrën mal nënës së tyre, shkuan në dasmë të veshura krejt njësojë – po duken si binjake
- 25 vjetori i masakrës së Lubotenit, Ahmeti: Të mos lejojmë që tragjedi të tilla të na përsëriten
- Albina Kelmendi u bë nënë për herë të parë, kjo është gjendja e saj pas lindjes – ja emri që ka zgjedhur për djalin
- Nga 25 vjet Marrëveshje e Ohrit drejt një shoqërie më gjithëpërfshirëse
- Presidenti palestinez: Marrëveshja e Mekës mund të jetë pikënisje për stabilitetin dhe sigurinë rajonale
- Dita e 74-t e revoltës! Qytetarët para Kryeministrisë, kërkojnë dorëheqjen e Ramës dhe largimin e Qeverisë
- Prokuroria hap lëndë për ndotjen pranë burimeve të Rashçes
- Luçiano Boçi: Kryeministër i indeksit, jo i sigurisë



