Ministri i komuniteteve, Ivan Stoillkoviq duke u përgjigjur në pyetjen e deputetit të Frontit Europian, Salih Murat ka vlerësuar se ai po mundohet të bëjë politik me akademinë për shënimin e Ditës së komunitetit serb në Maqedoninë e Veriut, transmeton TV21.
Stoillkoviq deklaroi se Dodik edhe në dhjetë vitet e kaluara ka marrë pjesë në këtë Akademi dhe është pritur në takime nga përfaqësues të lartë shtetëror të RMV-së.
Ai pyeti Murat se pse atëherë nuk paraqiste problem ardhja e Dodikut në Maqedoni, kurse tani po?
Ndërkaq Murat iu përgjigj se kjo është qasje selektive e tij, duke ia përmendur mosprezencën në shënimin e Ditës së komunitetit turk.