Sot në mëngjes është dhënë urdhëri, në një drejtim të ndërpriten të gjitha telefonat e ‘Media Print Maqedoni’. Kjo do t’i godasë të gjithë punonjësit e deritanishëm dhe ish-punonjësit e MPM-së, sepse atyre rregullisht, çdo muaj u është marrë para për shërbimet, por menaxhmenti i kompanisë me muaj nuk i ka kthyer paratë në ‘Telekomin e Maqedonisë’. Domethënë gazetarët do të mbeten pa telefonat e punës që i kanë përdorur për çështje zyrtare, thotë Ljubisha Stankoviq, kryetar i sindikatës së gazetarëve në ‘Utrinski vesnik’.
‘Në të njëjtën kohë, menaxhmenti i MPM-së të gjithë punonjësve u ka dhënë vërtetime se nuk ka pengesë që telefonat dhe numrat të cilët janë marrë përmes kompanisë tu hidhen shfrytëzuesve, por në sallonet e Telekomit, gazetarët ishin kthyer me arsyetimin për shkak të lidhjeve të paqarta të MPM-së drejt Telekomit dhe se është e palejuar. Problemi është në atë se njerëzve u merren para për shërbimet e telefonit, por MPM nuk i ka paguar’, tha ndër të tjera Stankoviq për Plusinfo./Almakos.com
Data 13.09.2025
Aktuale
- Tragjedi në Kërçovë: 52-vjeçari gjendet i vdekur nën traktor
- Kamerat testuese në autostradën Shkup–Tetov zbulojnë shkelje të shumta, numrat janë shqetësuese
- Kryetari i Kuvendit, Gashi, uron zgjedhjen e homologut të tij shqiptar, Peleshi
- Toshkovski: Po ndërmerren aktivitete për të siguruar proces zgjedhor të qetë dhe paqësor
- Ervin Salianji pranë familjes së Martin Canit: Tragjedia e 14-vjeçarit është kambanë alarmi, shkolla nuk duhet të kthehet në vend rreziku për fëmijët
- VMRO-DPMNE ka njoftuar se ka kompletuar listën e këshilltarëve dhe kandidatëve për kryetarë komunash
- Krasniqi: Stadiumi i madh i Prizrenit duhet të ndërtohet në një vend tjetër
- SHBA zotohet të mbrojë ‘çdo centimetër të territorit të NATO-s’