Sindikata e pavarur e policisë sot e akuzoi Ministrinë e Punëve të Brendshme se e pengon sundimin e drejtësisë dhe se gjatë shkarkimit të funksionarëve të policisë nuk është vepruar sipas akteve ligjore.
“Këto disa vite nga qeverisja juaj në Ministrinë e Punëve të Brendshme, para opinionit në rrjetet sociale vazhdimisht lavdëroheni se para MPB-së “sundon e drejta” se punohet sipas ligjit, se në MPB gjithçka funksionon siç duhet etj. Por, për fat të keq duhet t’ju përgënjeshtrojmë publikisht për shkak lavdërimeve tuaja dhe se me situatën e vërtetë, e ajo është se sundimin e së drejtës e pengoni dhe nuk zbatohet në këtë ministri”, tha në konferencën për shtyp zëdhënës i Sindikatës së pavarur të policisë Dejan Sazdov.
Sipas tij “me shpallje interne të publikuara shpejt dhe në mënyrë eksprese, të cilët janë në kohëzgjatje për paraqitje prej vetëm 48 orëve kontribuohet të arrihet përshtatshme ndaj të papërshtatshmëve”.
Ai theksoi se këtyre ditëve kolegëve të tyre u janë ndarë këmisha dhe pantallona vere në ditë të ftoha dimri dhe se nuk do të befasohen nëse lavdërohen me atë se kemi polici të kënaqshme.
Sazdov nga ministri u Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski kërkoi të vërtetojë nëse gjatë shkarkimit dhe sistemimit të nëpunësve të policisë nga pozicionet drejtuese është vepruar sipas akteve ligjore dhe nënligjore nga Marrëveshja kolektive në MPB.



