Është kryer veprim jo i rregullt dhe i paligjshëm i nëpunësve policorë
të burgut dhe të nëpunësve nga sektori për krim të përgjithshëm ndaj dy policëve, informoi sot kryetari i Sindikatës së Pavarur të Policisë (SPP) Goce Delçev Todev.
“Vetëm në dy javët e fundit sindikata e pavarur ka evidentuar dy raste të dy kryetarëve të organizatave sindikale. Njëri rast është me kryetarin organizatës sindikale të SPB Strumicë, ndërsa i dyti është me kryetarin e sindikatës së pavarur të policisë së burgut të të gjitha burgjeve të
Republikës së Maqedonisë”, theksoi Delçev.
Që në të dy rastet sipas tij është kryer mobing ndaj policëve nga eprorët e tyre. Nga SPP-ja kërkojnë që nga ministritë kompetente të ndërmarrin masa për veprim jo të drejtë dhe të paligjshëm të personave udhëheqës.
Delçev apeloi deri te drejtori i Byrosë për siguri publike (BSP) dhe ministri i Punëve të Brendshme nëse mendojnë se ka nevojë, urgjentisht të fillojë procesi për ndërrimin e njërit prej funksionarëve udhëheqës në MPB, e gjithë kjo me qëllim, siç tha, të mos iu lihet hapësirë udhëheqësve për të kryer mobing ndaj policëve.
Data 15.09.2025
Aktuale
- Mile Janakieski bëhet bashkëpronar i “Smart Invest Group”, konsorcium ndërtimor me fond 30 milionë euro
- “Pinë alkool së bashku, pastaj e rrahën për vdekje”, Prokuroria kërkon paraburgim për dy persona në Shkup
- I riu zhduket nga banesa, babai ngre alarmin në polici për fatin e të birit 22-vjeçar
- Deponia “Vardarishte”, banorët në protesta
- Ekstradohen nga Italia dhe Gjermania dy të rinj, njëri prej tyre i akuzuar nga GJKKO për…
- PSG vazhdon serinë e fitoreve, ‘viktimë’ e radhës Lens, por humb tre lojtarë…
- Barcelona thyen rekord historik në La Liga
- Kremlini do të ngadalësojë ekonominë ruse dhe kjo mund të shkaktojë probleme