Të rinjtë në këtë moment nuk besojnë se institucionet kujdesen për ta, e as që, nga ana tjetër, punojnë në drejtim të realizimit të interesave të tyre. Për të ndryshuar këtë na mungon më së shumti kulturë dhe qasje cilësore në mënyrë që të kemi mundësi për ndikim dhe kontribut konkret në mjediset e tyre, theksoi në intervistën për MIA-n, Stefani Spirovska, kryetare e Forumit Rinor Arsimor.
Është miratuar Ligj për të rinjtë, a është përfshirë gjithçka që nevojitet, a do të zbatohet lehtë?
Ajo që është përcaktuar në Ligjin për të rinjtë është vetvetiu zgjidhje cilësore, por ajo që mbetet është të shihet mënyra në të cilën do të zbatohet. Ligji parashikon dispozita kalimtare dhe përfundimtare në të cilat jepen afate për përshtatje dhe përgatitje të institucioneve, veçanërisht të bashkësive lokale. Nga njëra anë është me rëndësi që të respektohen afatet dhe ajo që është parashikuar në Ligjin, por nga ana tjetër, kjo nuk guxon të barazohet vetëm me formalitet dhe pikërisht këtu duhet të orientohet puna e organizatave rinore dhe atyre e të rinjve. Përfaqësimi i theksuar për përfshirjen efektive e të rinjve, kjo do të thoshte se gjatë periudhës që vjen duhet të njoftohen të rinjtë me të drejtat e tyre që rezultojnë nga ky ligj, por edhe të ndërtohen kapacitete te institucionet për zbatimin efikas të zgjidhjes ligjore dhe që është edhe më e rëndësishme për ndërtimin e partneritetit me të rinjtë.
Në raport me papunësinë rinore, a keni në dispozicion ndonjë të dhëna rreth asaj, nëse zbatohen masa të mjaftueshme në mënyrë që ajo të ulet?
Papunësia e të rinjve te ne me vite të tëra është e lartë, nëse deri para krizës shëndetësore e dinim se çdo i katërti i papunë është njeri i ri, rezultatet e fundit zyrtare shprehen se prej fillimit të krizës vendet e punës i kanë humbur 3000 njerëz të rinj. Ajo që edhe më shumë brengosë janë vendet e humbura të punës e të rinjve të cilët nuk janë evidentuar si të humbura në sistemin, për arsye se kanë qenë të angazhuar me kontrata honorari që thjeshtë për shkak të krizës nuk ka pasur mundësi të vazhdojnë ose kanë punuar me marrëveshje verbale në sektorë të ndryshëm. Problemi me vendet e pasigurta dhe të pamjaftueshme të punës për të rinjtë ekzistonte edhe para krizës, kështu që institucionet kompetente krijonin masa, dhe ne pikërisht edhe në këtë drejtim propozuam avancimin e masave. Ajo që në këtë moment duhet të jetë në fokusin e institucioneve kompetente është para së gjithash krijimi i masave që do t’i mbështesin të rinjtë edhe në procesin e gjetjes së punës, por edhe në proceset e ndërtimit të shkathtësive që do të cilësohen për vende të reja të punës. Ajo që përfundimisht duhet të vazhdojë është mbështetja dhe informimi i të rinjve për përdorimin e masave në dispozicion dhe mjeteve për fillimin e bizneseve personave dhe vetëpunësim.
A konsideroni se është e mjaftueshme ndihma që është ndarë për personat e rinj, të cilët ishin prekur nga kriza që u krijua si pasojë e pandemisë?
Ndonëse ende nuk ka të dhëna zyrtare se sa këto masa me të vërtetë u kanë ndihmuar të rinjve, është e qartë se kjo ndihmë nuk ishte në afat të gjatë, gjegjësisht shumat që u janë ndarë si ndihmë të rinjve ishin të ulëta, të dedikuara dhe afatshkurtra. Ndoshta nga njëra anë zgjidhin disa nevoja, por nga ana tjetër, mbetet problemi se të rinjve u nevojiten burim i përhershëm i të ardhurave që do t’u mundësojë mëvetësi, pavarësi ekonomike dhe dalje më të lehtë nga kriza.
Shpërngulja e të rinjve është temë e hidhur, për të cilën flitet, por shumë pak ndërmerret diçka. Çfarë nevojitet për të ndryshuar pasqyrën e tanishme?
Shpërngulja e të rinjve dhe humbjet e mëdha të kapaciteteve rinore është diçka me të cilën jemi duke u përballur viteve të fundit. Ndonëse largimi për studime jashtë vendit vetvetiu ka anë pozitive nga aspekti i përvetësimit të përvojave dhe qasjeve të reja në fushën që e studiojnë të rinjtë, problemi qëndron në atë se pas përfundimit të studimeve një pjesë e pakonsiderueshme e tyre ka ndërmend të kthehet dhe të kontribuojë në zhvillimin e vendit tonë. Përveç kësaj, kushtet më të mira të punës dhe pagat më të larta për punën e njëjtë që do ta kishin ushtruar në vendin tonë, janë motiv shtesë që të rinjtë të largohen për të jetuar në vend tjetër. Hulumtimet e FRA-së e vitit 2017 na treguan se kultura, reagimi i institucioneve dhe në përgjithësi mbështetja që të rinjtë e kanë nga shoqëria janë faktor i konsiderueshëm që ata të largohen përgjithmonë. Kemi shumë për të punuar në mënyrë që të rinjtë të jenë komod për të mbetur dhe jetuar në vendin tonë, veçanërisht në fushën e sigurimit të jetës cilësore dhe të sigurt para së gjithash në kuptimin ekonomik dhe kulturor.
Arsimi në vend, sipas shumëkujt, është në nivel shumë të ulët. Ku e shikoni fajin më të madh? Çfarë duhet ndërmarrë menjëherë në raport me këtë çështje?
Të dhënat e fundit nga Banka Botërore, e lidhur me cilësinë e arsimit tonë, tregojnë se për 11 vite të kaluar në arsim, nxënësit përvetësojnë dituri si për shtatë vite (ose në mesatare secili nxënës humbë nga katër vite në arsim në të cilat nuk përvetësojnë dituri në mënyrë efektive). Gjatë periudhës së krizës, pamundësia për të qenë të pranishëm në mësim dhe për të punuar në mënyrë standarde me profesorët, e ka zvogëluar në mënyrë plotësuese cilësinë e arsimit, por edhe qasjen deri te mësimi i përhershëm. Fatkeqësisht, ky problem ndonëse tërësisht i përshkruhet kuadrit mësimor dhe jogatishmërisë së tij, në fakt mungesa rrjedhë nga mosinvestimi shumëvjeçar nga institucionet kompetente. Ne edhe në kushte “normale” kemi cilësi të keqe dhe mosgatishmëri te kuadrot në procesin arsimor, ndërsa kjo krizë vetëm i theksoi mangësitë.
Mungon infrastruktura dhe pajisja teknike e shkollave, programeve që do t’i inkurajojnë nxënësit të mendojnë në mënyrë analitike dhe kritike, por edhe të angazhohen për gjërat që u janë të nevojshme në mjediset e tyre – e gjithë kjo me qëllim që të bëhen qytetarë aktiv.
Në përgjithësi, cilat janë problemet më të mëdha me të cilat përballen të rinjtë te ne? Çfarë duhet të ndërmerret konkretisht menjëherë?
Nivel i latë i papunësisë rinore, mungesa e arsimit cilësor dhe mjedisit të shëndoshë jetësor janë problemet kryesore që do t’i kisha veçuar. Gjithsesi, mbeten gjëra që janë dytësore, e janë jashtëzakonisht të rëndësishme, hapësira për të rinj, mbështetje për zhvillim personal dhe përfshirje efektive e të rinjve në proceset e vendimmarrjes dhe krijimit të politikave. Të rinjtë në këtë moment nuk besojnë se institucionet kujdesen për ta, e as që, nga ana tjetër, punojnë në drejtim të realizimit të interesave të tyre. Për të ndryshuar këtë na mungon më së shumti kulturë dhe qasje cilësore në mënyrë që të kemi mundësi për ndikim dhe kontribut konkret në mjediset e tyre.
Sa është e zhvilluar vetëdija e të rinjve për ndryshimet klimatike, ruajtjen e mjedisit jetësor, a do të bëjnë kjo gjeneratë e njerëzve të rinj ndryshime evidente në shoqërinë tonë?
Hap pozitiv është fakti që të rinjtë në vitin e shkuar ishin të organizuar seriozisht lidhur me këto çështje, kështu që për shembull gjatë vitit 2019 dhe 2020 pamë shumë protesta për mjedis më të
pastër jetësor dhe ajër cilësor. Ky problem është njëri prej problemeve më të mëdha për të cilat të rinjtë reagojnë dhe janë të zëshëm. Kështu që është shumë e rëndësishme që institucionet të kenë vesh, ndërsa politikat e krijuara të jenë në drejtim të sigurimit të mjedisit cilësor dhe të shëndoshë jetësor.




