Alsat 2019-09-20T16:25:50+02:00
Edhe një rast tjetër i Prokurorisë Speciale do të përfundojë në duart e tashmë ish prokurorit special Stevçe Donev i cili vazhdon ta përfaqësojë akuzën për rastin “Treqind”. Sot gjykatësja Dorbilla Kacarska konstatoi se autorizimi i prokurorit publik republikan është ligjor që prokurori Donev në gjykatë të dëshmoj abuzime në furnizimin e 300 automobilave për policinë. Avokatët e të akuzuarit Gjoko Popovski, kërkuan anulim të gjykimit pasi konsiderojnë se autorizimi i prokurorit shtetëror është joligjor. Në mënyrë shtesë, mbrojtja vlerëson se këtë rast duhet ta përfaqësoj prokuror nga prokuroria e Villma Ruskoskës.
Prokurori publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut i mori lëndët e Prokurorisë Speciale, por nuk është respektuar dispozita nga Ligji me të cilën lëndët mund të merren me kërkesë të prokurorit publik, kurse kërkesë të tillë nuk kishte – tha Sterjo Zikov- avokat i Gjoko Popovskit.
Prokurori Donev theksoi se autorizimi dhe marrja e lëndëve nga prokuroria speciale është ligjore.
Në autorizim thuhet se lënda që ka qenë e Prokurorisë Speciale, tani është lëndë e Prokurorisë Publike për krim të organizuar dhe korrupsion. Prokurori publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut dha autorizim që unë ta përfaqësojë lëndën – u shpreh Stevçe Donev- prokuror.
Edhe pse mbrojtja fuqishëm insistonte që gjykimi të anulohet, gjykata hodhi poshtë këtë kërkesë, duke vazhduar procedura. “Treqind” është rasti më i ri për të cili prokurori publik Joveski dha dritë jeshile që ta përfaqësoj prokuror nga Specialja që tani më u shua. Ish prokurorë special do t’i përfaqësojnë lëndët “Talir 2” dhe “Monstra”. Në ndërkohë, sot u anuluan rastet “Titanik” dhe “Total”.
Alsat
Loading…




