Alsat 2019-11-18T14:45:45+01:00
“Edhe ne jemi mjekë”, “Barazi për të gjithë”. Me këto parulla specializantët me kofinancim protestuan në mënyrë të qetë përpara ministrisë së Shëndetësisë për dy orë të plota. Ata kërkojnë që të përfshihen në rritjen e paralajmëruar të pagave, përmes transformimit të marrëdhënieve të punës së tyre nga koha e caktuar, në të pacaktuar. Rreth 130 specializantët me kofinancim u kërcënuan me protesta të radhës në rast se në afat prej një muaj nuk do të ketë hapa konkret nga ana e ministrisë së Shëndetësisë drejt zbatimit të kërkesave të tyre.
Kërkesat tona janë që të bëhet rregullimi i marrëdhënieve të punës nga të caktuar në të pacaktuar si dhe shfrytëzimin e të gjitha privilegjeve, detyrimeve dhe të drejtave që kanë të gjithë të punësuarit, posaçërisht mjekët. Ne punojmë nën kushte të caktuara të cilat nuk vlejnë për asnjë të punësuar tjetër në shtet. Marrëveshjet tona janë me kohë të caktuar deri në mbarimin e specializimit dhe pastaj kalojmë në kohë të pacaktuar. Nga ana tjetër marrim pagë mesatare në nivel të shtetit e cila është 24,000 denarë dhe që krahasuar me personat e tjerë mjekësor është shumë më e ulët – u shpreh Sandra Cilevska, Specializant në Traumatologji.
Takimet mes tyre dhe ministrit Filipçe nuk kanë sjellë rezultate konkrete. Para katër muajsh specializantët kanë dorëzuar dokument deri në ministri së si mund kjo çështje të zgjidhjet përmes rrugëve ligjore, si opsion i vetëm që ndryshon statusin e tyre.
Nuk kishim ndonjë premtim konkret, përpos asaj se kemi konstatuar se problemi duhet të shqyrtohet. Ne potencuam se kemi dorëzuar dokument për zgjidhje ligjore të çështjes dhe mendoj se në atë drejtim duhet të ecin bisedimet e radhës për zgjidhjen juridike. Zgjidhje ligjore mendoj se ka – deklaroi Dr. Filip Naumovski, Anestezion dhe reanimacion.
Gjatë fundjavës, ministri i Shëndetësisë tha se formohen grupe pune për të gjetur zgjidhje se si të vijë deri në ndryshimet ligjore të cilat do të mundësonin përmbushjen e kërkesave të specializantëve.
Vjollca Aliti
Loading…