Vetëm javën që lëmë pas, punonjësit e SPB-Tetovë kanë arresutar me dhjetra persona dhe kanë sekuestëruar mbi 65 pako të lëndëve narkotike kryesisht kokain që për qëllim kishin tregun e Tetovës, thotë zëdhënis i SPB Tetovë, Fatmir Rexhepi.
Sipas Rexhepit, SPB Tetovë është në teren dhe po kontrollon çdo lëvizje të dyshimt. Ndërsa thotë se shpërndarsit e lëndëve narkotike me ardhjen e mërgimtarve rriten, por kjo nuk do të thotë se kanë suksese pasi sipas Rexhepit, aksionet e fundit të SPB Tetovë kanë rezultuar të suksesshme, dhe kërkon nga qytetarët që të paraqesin në polici raste të këtilla.
“Në autostradën Tetovë- Gostivar tek kryqyzimi i Negotinës,është arrestuar një person nga Pallçishti i epërm gjatë kontrollit janë gjetur 24 pako të kokainës. Në natën e 21 Korrikut në Tetovë, në Zherovjan, në hapësirat e një parkingu të një hoteli, pjesëtarët e SPB-Tetovë gjatë kontrollit të personit A. H kanë gjetur dhe konfiskuar 42 pako të drogave narkotike, kryesisht kokain.Me ardhjen e mërgimtarëve dukshëm rritet numrini personave që shpërndajn lëndë narkotike, pasi e dimë se mërgimtarët janë në gjendje më të mirë ekonomike, dhe mendimi i shpërndarsve është që do kenë më shumë përfitime gjatë kësaj kohe. Ne si sektor qëndrojmë në krye të detyrës duke mbajtur në kontrollë dhe duke kontrolluar çdo lëvizje të dyshimt, dhe ky kontrollë has edhe në rezultate të suksesshme, siç ishin edhe dy rastet e fundit” – tha Fatmir Rexhepi, zëdhënës i SPB – Tetovë.
Psikologja Qendresa Gashi, thotë se rrijetet socaile, dhe mos kujdesi i prindërve bënë që situata të jetë alarmante më personat që konsumojnë lëndë narkotike. Edhe psikologët thonë që qytetarët duhet të bashkëpunojnë me organet përkatëse më qëllim që të parandalojnë këtë dukuri negative, që sipas psikologes Gashi shkon në rritje.
“Substancat narkotike, kanë filluar të përdoren me të madhe, sidomos nga mosha e adoleshentëve. Një ndër arsyet janë rrjetet sociale, e dyta mos kujdesi prindëror, pasi të gjithë kanë smart- telefon, ku lidhen me rrijetet sociale dhe lidhen me diler të drogës. Mungesa e institucioneve dhe qendrave korrektuese për të mitur nuk janë shumë aktive në këtë aspekt, por edhe qytetarët kurrë i shohin, përdorues të substancave narkotike d.m.th të rinjët kanë mungesë informacioni, për shkak se kanë frigë të njoftojnë policinë, pasi duhet të japin dëshmi dhe kjo ndikon në rritje të përdoruesve të substancave narkotike pasi nuk janë të lajmëruar në institucionet përkatëse” – tha për TVM2, psikologja Qëndresa Gashi, përcjell PRESSonline.al
Përndryshe vitin që lamë pas janë privuar nga liria dhe zbuluar mbi 30 persona të moshës nën 14 vjeç në Tetovë dhe rrethin të cilët kishin shpërndar ose konsumuar lëndë narkotike.