Dje në mbrëmje (16/17 prill) nga ora 22 deri në ora 04:00, zyrtarët policorë të SPB-së Tetovë kanë kryer aksion kontrolli të drejtuesve të mjeteve nëse dhe sa prej tyre vozisin nën ndikimin e alkoolit me ç’rast janë zbuluar dhe sanksionuar 13 vozitës në gjendje të “alkoolizuar” (TE-10 dhe GV-3) Drejtuesit e automjeteve menjëherë janë përjashtuar nga komunikacioni dhe ndaj tyre janë përgatur parashtresat e përcaktuara me ligj. Gjatë kontrollit janë sanksionuar edhe 38 lloje të tjera të kundërvajtjeve në komunikacion (TE-21 dhe GV-17).
SPB Tetovë apelon shoferët që të mos ulen në timon nën ndikimin e alkoolit, sepse në këtë mënyrë rrezikojnë veten dhe sigurinë e pjesmarësve të tjerë të trafikut. Kjo është veçanërisht vlenë për shoferët e rinj fillestarë, por edhe për të gjithë të tjerët. SPB Tetovë apelon edhe drejtuesit e mjeteve që shpejtësinë ta përshtasin sipas kushteve të rrugës, veçanërisht në magjistralen Gostivar-Tetovë-Shkup, sidomos në mbrëmje dhe në orët e hershme në mëngjes.