Rasti i kërcënimit me jetë të gazetarit të Tetovasot Nevrij Ademi është raportuar edhe nga ana e Policisë së Tetovës që ka dhënë më shumë detaje për rastin në fjalë informonTetovasot.
Sipas policisë ,njëzet e pesë vjeçari N.A. nga Kalishti i Gostivarit, mbrëmjen e djeshme (28-nëntor) në ora 22:00 në SPB-Tetovë ka raportuar se rreth orës 20:30 në një sallë sportive në Tetovë, derisa ishte duke kryer punë gazetareske së bashku me një person tjetër, M.A. nga Llërca e Tetovës e ka sulmuar fizikisht kurse dy persona të cilët ndodheshin në sallë e kanë kërcënuar. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit. TS