Sektori për Punë të Brendshme Tetovë, dje ka filluar me realizimin praktik të projektit të ri parandalues-edukativ “Hap pas hapi”informon Tetovasot.
Ky projekt i iniciuar dhe realizuar nga Departamenti për Parandalim në SPB-Tetovë do të përfshijë të gjithë fëmijët e moshës parashkollore nga të gjitha çerdhet e Tetovës dhe Gostivarit, ndërsa e para nga seria e ligjëratave të planifikuara tashmë është mbajtur në Gostivar.
Efektivët e policisë të trajnuar profesionalisht do t’i njohin fëmijët me konceptet bazë të trafikut, mënyrën e sjelljes dhe lëvizjes në rrugë dhe trotuare, si dhe ku të kalojnë rrugën në mënyrë të sigurt.
Krahas pjesës teorike në bashkëpunim me kujdestarët dhe edukatorët e tyre është paraparë edhe realizimi praktik i të njëjtës.TS