Sektori për Punë të Brendshme në Shkup ka ngritur padi penale kundër drejtorit të Klinikës për Neurokirugji Aleksandar Çaparovski, nën dyshimin se ka kryer vepër penale “mit-marrje ”. Një javë më parë i dyshuari ka kërkuar në mënyrë direkte 1000 euro nga babai i një pacienteje 13 vjeçare për t’i dhënë vërtetim se Klinika për neurokirurgji nuk kryen intervenim kirurgjik. Më 30 maj drejtori i Klinikës i ka marrë paratë në formë dhurate. I dyshuari më pas është arrestuar dhe pas bastisjes në zyrën e tij të punës janë gjetur 24.890 euro, 4.477 dollar, 2.250 franga, 65 dollar australian, 170 kruna Kroacie, 60 leva bullgar dhe 4.700 denarë. Ndërkaq pas bastisjes në shtëpi janë gjetur dhe janë marrë 9.750 euro, 10.000 denarë dhe dokumente medicinale, për të cilat i dyshuari nuk ka pasur dëshmi se nga ku i ka marrë.
Data 26.03.2026
Aktuale
- Ademi: Qëndrimi i Avokatit të Popullit për provimet juridike është skandaloz dhe i kundërligjshëm
- Evis Berberi mbetet në qeli, Gjykata Kushtetuese rrëzon ish-vartësin e Ballukut pas kërkesës për shfuqizimin e masës së arrestit në burg
- Ndalimet e produkteve të duhanit hapin rrugën për tregti të paligjshme, dëmet për vendet llogariten në miliona euro
- Aksion në Zhelinë: Policia bastis shtëpinë e 38-vjeçarit, sekuestrohen armë
- Gashi: “Badenteri” në Kushtetuese s’duhet të jetë tabu
- Arrestohen pesë persona, nga të cilët katër janë të mitur, për lajmërimet e rreme për bomba në shkollat e Tetovës
- Eksplodon bombola e gazit në Bërvenicë, lëndohet një 68-vjeçare
- Rrahje në një kazino në Tetovë: 43-vjeçari sulmon fizikisht një të moshuar dhe një vajzë të re

