Sekretari i LSDM-së, Oliver Spasovski pas takimit koordinues të partive parlamentare, tha se ata kanë kërkuar që të vazhdohet seanca po se gjithmonë kanë hasur pengesa nga ana e VMRO-DPMNE-së.
“Kemi pranuar që VMRO të ketë 6 përfaqësues. Pasi që u pranuar edhe ajo, tani parashtrohet një kusht tjetër, që kryetari për zgjedhje dhe emërime të jetë anëtarë i VMRO-DPMNE-së. Nëse kjo nuk ndodh nuk do të ketë vazhdim të seancës konstitutive dhe përzgjedhje të kryetarit të Kuvendit. Kjo tregon edhe njëherë se VMRO-DPMNE në kundërshtim me të gjitha dispozitat demokratike po mban peng Maqedoninë dhe institucionet e saj”, tha Spasovki duke shtuar se ata për interesa personale nuk dëshirojnë që të funksionoj Kuvendi i Maqedonisë.