Ministri i punëve të brendëshme sot ka bërë thirrje tek të gjithë qytetarët që të lajmërojnë rastet e korupsionit që të mund organet të hetojnë dhe të marin masa për parandalimin e tyre.
Për rastin e fundit, Spasovski ka thënë se policia ka vepruar sipas urdhërave të Prokurorisë përgjegjëse.
“Të lajmërojnë dhe bashkë të luftojmë kundër krimit dhe korupsionit që po e shkatëron vendin në secilën mënyrë, po shkatërohen vendet e reja të punës dhe ekonomia e zhvillimi i vendit”, ka thënë kështu Spasovski.
Ai ka thënë se me kolegët maksimalisht po punojnë për zbardhjen e rastit të fundit, ndërsa ka lajmëruar se njëherë e përgjithmonë duhet të ndahen nga të tjerët ato që punojnë me krim dhe korupsion për interesa personale.