Kanë frikë se nuk do të ketë gjyqësi Swarovski, se nuk do të ketë gjykatës nga defteri i dikujt, se nuk do të ketë aktdënime me urdhrat e tyre. Por do të ketë drejtësi!
Para kësaj drejtësie të gjithë do të jenë të barabartë, të gjithë do të gjykohen sipas ligjit jo sipas urdhrave!
Për këtë arsye, paralajmëroj-Rizgjedhje e përgjithshme e të gjithë gjykatësve në Maqedoni! Do të vlerësohet puna e gjykatësve në vitet e fundit!
Që në fillim të mandatit do të vazhdojmë mandatin e Prokurorisë speciale publike, për shkak se përveç politik, duhet të ketë shkarkim ligjor për çdo gjë që ka ndodhur në Maqedoni.
Po vjen koha e përgjegjësisë dhe të drejtësisë. Do të ketë drejtësi për të gjithë dhe nuk ka pazarllëk me askë për asgjë.
Secili që ka shkelur një ligj-DO TË MBAJË PËRGJEGJËSI! Secili që ka vjedhur-DO TË KTHEJË TË GJITHA PARATË!
Pas 11 dhjetorit vjen koha e përgjegjësisë dhe vendosmërisë. Vjen koha e drejtësisë. Maqedonia duhet të bëhet një shtet ligjor dhe i qëndrueshëm.
Prandaj, më 11 dhjetor kur do të jemi me veten tonë prapa paravanit, të vendosim se a duam edhe 4 vite me Todorov dhe Gruevski ose më në fund do ta kthejmë demokracinë dhe të drejtën.
Për ta kthyer drejtësinë, duhet ta kthejmë jetën. Për ta kthyer jetën, duhet ta zgjedhim Planin për jetë në Maqedoni!
Të dielë, ta mbështesim Planin e jetës në Maqedoni, ta rrethojmë numrin 4 dhe të kthejmë drejtësinë dhe jetën në Maqedoni. Të gjithë së bashku, maqedonasit, shqiptarët, turqit, serbët, romët, vllehët dhe të gjithë të tjerë, ta tregojmë vendosmërinë tonë për të rrëzuar regjimin dhe për të pasur drejtësi, për të pasur jetë këtu në Maqedoni.