Emërimi i kryeshefave të Sektorit për Punë të Brendshme të Tetovës do të bëhet në konsultim me ndërkombëtarët dhe përfaqësuesit e OSBE-së, ka pretenduar lideri i BDI-së Ali Ameti. Sipas tij, më me rëndësi do të jetë profesionalizmi i tyre se sa përkatësia partiake.
“Do të bëhen disa konsultime, do të bëhen konsultime edhe me miqtë tanë ndërkombëtarë duke përfshirë edhe OSBE-në që ka njohuri mbi aktivitetet dhe angazhimet e policisë dhe pasi të bëhet tërë vlerësimi, do të emërohet kryeshefi. Në të ardhmen, shumë me rëndësi për ne është lufta pa kompromis ndaj krimit është shqetësuese për ne është përdorimi i lëndëve narkotikëve në shkolla”- deklaroi kryetar i BDI-së, Ali Ameti.
Për ministrin e Brendshme Oliver Spasovski , ish kryeshefat e SPB-së së Tetovës janë një shembull i keq se si nuk duhet të jenë të punësuarit e policisë. Ai gjithashtu tha se një gjë të tillë nuk do të lejohet në të ardhmen.
“Do t’i emërojmë dhe bëjmë analiza se kush do të ishe kuadri në krye të policisë. Jemi duke me rendësi është se duhet të zgjedhin persona që ne mënyrë të drejtë dhe denjë do të kryejnë punë e tyre dhe ky është një rast konkret se si nuk duhet të punojnë pjesëtarët e policisë dhe e dyta një rast konkret se unë nuk do të lejoj të bëjnë lojëra. Do të duhet të punohet në bazë të rregullores që janë vendosur në MPB-ja”- deklaroi ministër i Brendshëm Oliver Spasovski.
Ditë më parë Nevair Shabani, kryeshef i SPB-së së Tetovës dhe Berat Murati kryeshef i policisë kriminale në këtë qytet u shkarkuan. Zv.ministri i brendshme Agim Nuhiu tha se shkarkimi i tyre është bërë për të krijuar një fron të t ri për të luftuar krimin. Në bazë të informatave, në qytetin e Tetovës për momentin janë duke funksionuar mbi 40 grupe kriminale, që përbën edhe një nga arsyet se pse janë shkarkuar eprorët e policisë në këtë qytet.