A është e përfshirë ish qeveria e Gruevskit në skandalin me laboratorin e drogave sintetike të zbluluar në Tetovë, e cila për sasinë e drogës së prodhuar cilësohet si njëra ndër më të mëdhat në Evropë.
Kush po grabit qytetarët e Shkupit në mes të ditës dhe pse është rritur numri i aksidenteve të trafikut nëpër rrugët e vendit me pasoja tragjike?
Këto dhe çështje tjera të rëndësishme për punën e policisë në gjashtë muajt e parë të qeverisë së re, ndiqni intervistën për Almakos me ministrin e brendshëm, Oliver Spasovski në emisionin “Pa teklif” me Naser Selmanin.
Reforma më e madhe është ndryshimi i vetëdijës, thotë Spasovski duke folur për reformat në strukturat e sektorit të sigurisë.
Ai në këtë intervistë sqaron modelin e ri për vendosjen e sistemit të jashtëm të kontrollit të punës së policisë dhe të parandalimit të keqpërdorimeve të sistemeve të përgjigmit./Almakos