“Rasti i Kumanovës tanimë ka marrë rrugë gjyqësore, ndërsa qeveria e re do të marrë detyrë të iniciojë hetim shtesë ndërkombëtare, me qëllim që opinioni ta dijë të vërtetën”, deklaroi sot ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, gjatë vizitës në kazermën në Gjorçe Petrov.
Ndërsa në lidhje me anketën e “Pointplus” për besimin tek policia, Spasovski tha se shumë ngjarje në 11 vitet e kaluara kanë ndikuar në prishjen e besimit dhe sipas tij, ky institucion është keqpërdorur./Telegrafi/

