Sor në një prononcim për media, Oliver Spasovski nga Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë bëri të ditur se kanë pranuar që për kryetar të Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime të jetë Ilija Dimovski nga radhët e VMRO-DPMNE -së me qëllim që të zhbllokohet procesi dhe Maqedonia të ecë përpara.
“Ka përfunduar mbledhja koordinuese dhe dua të njoftoj se është formuar përbërja e Komisionit dhe për kryetar është zgjedhur Ilija Dimovski. E pranuam kërkesën e palogjikshme e VMRO-DPMNE-së me qëllim të Maqedonia të ecë përpara, të zhvillohen proceset, të funksionojnë institucionet që të mos pësojnë qytetarët dhe legjislativi dhe të vihet në funksion konstituimi i Parlamentit”, tha Oliver Spasovski
Se çfarë mund të pritet pas formimit të Komisionit, Oliver Spavoski u shpreh se “sot do të dorëzojmë propozimin për thirrje të seancës parlamentare dhe diku nga e hëna do të duhet të vazhdojë seanca konstituive”, tha Spasovski.
Data 28.03.2026
Aktuale
- Arrestohet në Turqi presidenti i një klubi futbolli nga Maqedonia për kontrabandë ari
- Mexhiti: 13 vendime për 13 mësues
- Lirohen 4 shqiptarët e arrestuar në Serbi
- Siljanovska-Davkova: Kërkesat e fqinjëve devijojnë nga Kriteret e Kopenhagës dhe nuk janë në frymën e akteve kushtetuese të BE-së
- Mickoski për kritikat e Filipçes: Është e logjikshme që opozita të kritikojë, por të shpifë është gabim
- Pse zgjohesh para alarmit? Zbulimi i orës biologjike të trupit
- Paga e 13-të: Çfarë duhet të dini për shpërndarjen e saj më 31 mars?
- I riu dërgohet në spital i plagosur rëndë me thikë, niset me urgjencë drejt Traumës në Tiranë! Dyshimet e para

