Duhet të tejkalohen dallimet rreth bllokimit të miratimit të ligjeve në Kuvend dhe në këtë rast nuk kemi problem që zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbahen më 12 prill, thotë ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski në komentin e deklaratës së djeshme të kryeministrit Zoran Zaev për mundësinë që të shtyhen zgjedhjet.
Kjo që është thënë, thekson Spasovski, është fakt në kushte kur zgjidhje të rëndësishme ligjore janë bllokuar pa kurrfarë arsye.
“Nuk e di sa kjo shkakton reagime negative dhe pozitive, por kjo që u tha është fakt në kushte kur keni zgjidhje të rëndësishme ligjore të bllokohen edhe atë pa kurrfarë arsye. Megjithatë, konsideroj se të gjith këto dallime duhet të tejkalohen dhe nëse tejkalohen nuk kemi problem që zgjedhjet të mbahen më 12 prill dhe të shkojmë në terminin e paraparë”, tha ministri Spasovski, në emisionin “Utrinski brifing” në TV Slloboden pecat.
Shteti, porositi ministri, nuk duhet të ketë problem me “bblokim” të Parlamentit dhe mosmiratimit të ligjeve të cilat janë në interes të qytetarëve. “Kemi ligj për rritjen e pensioneve dhe disa ligje të tjera në Kuvend. E di se opozita i argumenton qëndrimet e veta se ka shumë zgjidhje ligjore për momentin në Kuvend, por ato në pjesën më të madhe janë në harmonizim me Ligjin për kundërvajtje, por sidoqoftë, është përgjegjësi e subjekteve politike në këtë moment është shumë me rëndësi”, potencoi Spasovski.
Siç plotësoi ministri i Punëve të Brendshme, marrja e vendimit përzgjedhjet ishte pikërisht përcaktuar nga qasja jonë në NATO, mbi bazë të të gjitha analizave midis partive politike, si dhe se do të përmbushet kushti për anëtarësim zyrtar të shtetit në Aleancë.



