Kryeministri teknik Oliver Spasovski, në konferencë për shty tha se lufta kundër koronavirusin është në majën e saj.
Ai tha se kjo gjendje do të zgjasë, ndërsa se sa do të zgjas varet edhe prej çdonjëri prej neve.
“Në seancën e sotme, në bazë të analizave dhe rekomandimeve të Komisionit për sëmundje ngjitëse, MSH dhe ISHP, kemi marrë vendim për lehtësimin e disa prej masave restriktive. Në këtë mënyrë, kufizimet do të ulen, por kujdesi do të shtohet. Masat e deritanishme janë krijuar duke e parë parasysh pikun. Masat dhanë rezultate. E mbajmë ulët lakoren e të infektuarve dhe kemi numër linear të cilën e ndjek numri i të shëruarve”, tha Spasovski, raporton SHENJA.
Në tre ditët e fundit kemi më tepër të shëruar se të infektuar.