Në takimin të cilin sot e kishte kryeministri Oliver Spasovski me Tomas Gerberih, ambasador i Gjermanisë i cili e përfundon mandatin e tij në vendin tonë, u përshëndetën hapat historik të vendit në proceset demokratike, marrëdhëniet e mira fqinjësore, anëtarësimin në NATO dhe prespektivat e hapura evropiane me vendimin e BE-së për fillimin e negociatave të Republikës së Maqedonisë të Veriut me Bashkimin Evropian. Siç informoi shërbimi qeveritar për informim kryeministri Spasovski shprehi falënderim deri te kancelarja Merkel, deri te Qeveria gjermane, ambasadori Gerberih dhe Ambasada gjermane për mbështetjen e madhe në të gjitha proceset specifike të vendit tonë, për miqësinë e sinqertë dhe të madhe nga Republika Federale e Gjermanisë, si dhe nga të gjitha vendet anëtare të BE-së, me të cilat rezultatet pozitive nga këto procese të mëdha u bënë realitet.
“Ua dorëzojë këtë plaket në shenjë të falënderimit të madh për gjithçka që keni bërë personalisht dhe si përfaqësues i mikut tonë të madh, Republikës Federale të Gjermanisë, për Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe për interesat tona nacionale”, tha kryeministri Spasovski.
Në takim është përshëndetur puna e Qeverisë gjatë krizës shëndetësore, si ballafaqim i suksesshëm me situatën.
Ministri Spasovski e falënderoi për mbështetjen Gjermaninë edhe nga BE-ja për vendin tonë, në tejkalimin e sfidave nga kriza shëndetësore.