LSDM në Këshillin e djeshëm qendror mori vendime të shkëlqyera dhe pres që të mbahet Këshill i ri qendror, në të cilin do të ekuipohet udhëheqësia e re, deklaroi sot në Kumanovë ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, i cili dje u shkarkua nga funksioni nënkryetar i partisë së bashku me pesë nënkryetarët tjerë.
Duke u përgjigjur në pyetjen nëse sërish do të kandidohet për nënkryetar, Spasovski theksoi se ky është vendim i kryetarit të partisë.
“Ky është vendim i kryetarit të partisë, i cili i propozon funksionarët, por kjo nuk është fare e rëndësishme. Është me rëndësi se të gjithë ne u dakorduam se duhet t’i ndryshojmë, t’i përmirësojmë, ta përforcojmë strukturën e partisë. E dini se këtë rrallë e bën partia që është në pushtet dhe e cila i ka fituar zgjedhjet. Ne menjëherë pas marrjes së zgjedhjeve presidenciale jemi qasur drejt analizës dhe drejt përgatitjes për fitore në zgjedhjet e ardhshme parlamentare”, deklaroi Spasovski duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve gjatë vizitës së sotme në Kumanovë, ku së bashku me ministrat e transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski dhe të Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Sadulla Duraki, me drejtorin e rrugëve shtetërore dhe përfaqësues të pushtetit lokal kryen ekspertizë të rikonstruksionit të rrugës Kumanovë-Opajë.
I pyetur për ndryshime eventuale në Qeveri dhe nëse kanë biseduar me kryeministrin në këtë temë, zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Brendshme theksoi se kjo është kompetencë ekskluzive e kryeministrit.
Edhe ministri Sugareski theksoi se ka besim të plotë në vendimet e kryeministrit. .


