Ministria e Punëve të Brendshme do të luftojë çdo element të dhunës apo kërcënim që paraqitet ndaj qytetarëve gjatë procesit zgjedhor. Gjatë një vizite në sektorin e punëve të brendshme në Tetovë, Ministri, Oliver Spasovski gjatë i ftoi qytetarët që të denoncojnë frikësimet eventuale qoftë nga pjesëtarët e policisë apo të çdo zyrtari apo institucioni tjetër.
Ai gjithashtu rikujtoi se në bazë të ligjeve në fuqi çdo kërcënim ndaj votuesve apo formë tjetër e presionit dënohet me burg prej 3 deri më 5 vjet burg.
“Në rast se do të ketë çfarë do qoftë presioni nga pjesëtar të policisë, nga struktura udhëheqëse në MPB apo presion e kërcënime nga cili do qoftë zyrtarë shtetëror, drejtor të qendrave për punë sociale, drejtor nga institucione tjera, të paraqiten në kohë në Ministrinë e Brendshme e cila do të ndërmerr sanksione të ashpra pasi presionet në zgjedhje dënohet me burg prej 3 deri më 5 vjet”, deklaroi Oliver Spasovski, Ministër i Punëve të Brendshme.
Data 13.03.2026
Aktuale
- Bela: Javën që vjen do të takohemi me zv/drejtorin Krasniqi për çështjen e nivelizimit të koeficienteve që shkakton problem në punësim
- Kryeministri Mickoski shtroi iftar në emër të Qeverisë
- EKSKLUZIVE: Strukturat e VV vendosin, Bekim Qoku sekretar i përgjithshëm i VLEN-it!
- U raportua e zhdukur, 50-vjeçarja gjendet e vdekur në Lumin Vardar në Shkup
- Tre makina u dogjën në mesnatë në Aerodrom
- Prorektori Bela tregon mangësitë e propozim ligjit për arsim të lartë
- Këshilltari i Rektorit të IBU-së, Betim Ameti: Me propozim Ligjin e ri për arsim të lartë, mungon vetëm një nen që në mënyrë eksplicite ta thotë se duam t’i mbyllim universitetet private
- Vetting: Kush fshihet pas projektit luksoz prej 10 mln euro në Qerret?! Taulant Godroli, administratori i firmës së Arbër Abazit, fsheh të ardhurat nga biznesi! Lidhja me njeriun e Ballukut

