Vitin e kaluar (2021) e përfunduam si vit me numër më të vogël të viktimave të trafikut në 15 vitet e fundit. Janë regjistruar 116 viktima. Ndërsa ulja më e madhe e aksidenteve sipas vendit është evidentuar në SPb Shkup, e cila llogaritet si më e frekuentuar me automjete dhe pjesmarrës në trafik, ka shkruar ministri i brendshem, Oliver Spasovski, transmeton Pa Censurë.
‘Sipas të dhënave statistikore, dhe për kënaqësinë time – numri i viktimave vazhdimisht është në rënie. Kështu, vitin e kaluar 2021 e përfunduam si vitin me më pak viktima në 15 vitet e fundit. Gjithashtu, si rezultat i kontrolleve të shtuara në trafik, të cilat shihet qartë se japin rezultat, janë regjistruar më shumë se 992 mijë masa preventive repressive në pesë vitet e fundit, ndaj shkelësve të rregullave të komunikaciont, e pjesa më e madhe janë për tejkalim të shpejtësisë së lejuar. Kjo ndikoi në zvogëlimin e vazhdueshëm të numrit të viktimave dhe nëse në vitin 2013 kishte 198 vitkima, në 2016 ai numër ishte 165, në 2017-155, 2018-133, 2019-132, 2020-125 dhe 2021-116’ shkruan Spasovski.
Data 18.08.2025
Aktuale
- Reagimi i Shpejt për Lirinë e Medias: Të ndërpritet menjëherë bllokada e ndërtesës së Focus Media Group! Të respektohet mbrojtja e burimeve të gazetarëve
- DPHM: Nesër priten reshje të rrëmbyeshme, nga e mërkura deri të premten mot i qëndrueshëm
- VLEN: BDI, pronë e oligarkëve të rinj
- Nga e marta deri të premten, dezinsektim tokësor kundër mushkonjave në Shkup
- Aleanca Kombëtare për Integrim prezanton logon e re: Bashkim për fitoren në zgjedhjet e Tetorit
- “Ardi Veliu ka shkelur ligjin me të dyja këmbët”- Igli Çelmeta: Sulmi ndaj News24, veprim arbitrar ndaj punës së gazetarëve dhe të vërtetës!
- Revolucioni i antibiotikëve: Inteligjenca artificiale në luftën kundër superbaktereve
- Nga mesnata ulen çmimet e derivateve të naftës