Ish-ambasadori i Maqedonisë Gjorgji Spasov, duke komentuar letrën e presidentit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov, dërguar SHBA-ve, BE-së, NATO-s dhe Turqisë, ka thënë se kjo është turp për Maqedoninë.
“Ivanov gënjeu në letrën që ju shkruajti faktorit ndërkombëtar pasi ai shfaqte shqetësime për sigurinë, paqen, unitetin dhe pavarësinë e Maqedonisë pa patur nevojë.
Shqiptarët nuk janë rrezik për Maqedoni. Ivanov me këtë letër e tregon se është krijues i krizës politike në Maqedoni. Ivanov e ka për detyrë të jep mandatin.
Me letrën e shkruar ndaj bashkësisë ndërkombëtare ai i theu të gjithë kufinjtë normal të një burrshtetasi që duhet të kujdeset për shtetin për të cilin është zgjedhur.” ka thënë Spasov.

