Kandidati për deputet nga ardhët e BDI-së në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoni, Artin Spahiu, thotë se pak rëndësi ka kush do fiotojë deri në fund zgjedhjet te blloku maqedon, rëndësi ka ata ti pranojnë pesë shtyllat e BDI-së nëse dëshirojnë të koalicionojnë dhe formojnë qeverinë e ardhëshme me fituesin që tani dihet te shqiptarët, BDI-në, transmeton FLAKA.info
“Nuk është e rëndësishme cila parti nga blloku maqedon do t’i fiojë zgjedhjet për ne si BDI, por ne do të koalicionojmë dhe qeverinë do ta bëjmë me atë parti që do t’i pranojë 5 shtyllat e programit tonë zgjedhor”, shkruan Spahiu.
Ai shton më tej se BDI duhet të shtojë kushtet nga pesë t’i bëjë gjashtë, duke potencuar se ai duhet të jetë kushti kryesorë, ndërsa fjalën e ka për fushatën e një partie politike, si thotë superluksoze, të cilën nuk e përmend me emër, megjitahtë është e lehtë të konstatohet se fjalën e ka për Lëvizjen BESA.
“Një ndër kushtet kryesore nga ana e BDI-se duhet të jetë: Kontrolli, deklarimi dhe verifikimi, nga dhe kush ishin burimet e mjeteve me të cilat u financuan disa parti politike që dukshëm krijuan fushatë superluksoze, paguan vota, pagonin administratorë nëpër zyra, pagonin pjesëmarrjen nëpër mitingje, paguan portale, blenë media, të gjitha këto pa pasur asnjë burim të deklaruar financiar dhe pa pasur përkrahës asnjë sipërmarrës të fuqishëm. Besoj se do të jetë shumë e rëndësishme për të ardhmen e shqiptarëve!”, shkruan Spahiu në rrejtin social Facebook.