Në Shkup sot do të mbahet konferencë me temë “Përforcimi i rolit të Kuvendit – midis reformave dhe vullnetit politik”.
Në konferencë është paralajmëruar prania e përfaqësuesve të organizatave qytetare dhe ndërkombëtare, si dhe të përfaqësuesve partiak dhe kuvendor të cilët do të debatojnë për atë se si të zhvillohet roli mbikëqyrës i Kuvendit, si të përmirësohet pjesëmarrja e shoqërisë civile në punën e Kuvendit dhe si të vijë drejt debatit kuvendor më cilësor.
Konferencën e organizon Instituti për demokraci “Societas Civilis” – Shkup prej ku paralajmërojnë se do të marrë pjesë edhe kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi.