27 March
Sot 27 mars shënohet Dita ndërkombëtare e teatrit nëpër botë me shfaqje dhe lexim të mesazheve për artin skenik. Aktorja franceze e filmit, 64-vjeçarja Izabel Iper, është autore e mesazhit botëror, ndërsa mesazhin e Maqedonisë e ka shkruar Bllagoj Micevski, kostumograf, regjisor, drejtori artistik i Teatrit popullor të Manastirit.
“Derisa ju drejtohem, unë nuk jam unë, nuk jam aktore, unë jam një nga shumë njerëzit falë të cilëve teatri ekziston. Kjo është edhe detyra jonë, por para së gjithash nevoja jonë; siç thuhet: “Nuk ekziston teatri fal nesh, por ne ekzistojmë falë atij. Teatri është i fuqishëm. Ai kundërshton dhe mbijeton gjithçka: luftërave, censurës, varfërisë”, thotë Iper.
Në mesazhin e Maqedonisë Bllagoj Micevski thotë se teatri është minierë në të cilën artistët çdo ditë dëgjohen thellë në galerinë e trupit të tij dhe shpirtit dhe i dëshirojnë fat njëri tjetrit. Atje e gjejnë pasurinë e tyre, që më vonë, çdo ditë para publikut të thonë: “Ja, këtu jam, kam qenë dhe do të jem!”.