Për shkak të mbajtjes së garës ndërkombëtare të atletikës natën “13 Nëntori” nga ora 16:00 deri në ora 18:00 disa linja të autobusëve të NQP do të qarkullojnë me itinerar të ndryshuar.
“Ju njoftojmë se ditën e dielë (17.11.2024) nga ora 16:00 deri në 18:00 ose deri në lirimin e rrugëve të mbyllura, për shkak të garës së atletikës, do të jenë të mbyllura disa rrugë, ndaj për këto arsye një pjesë e linjave nga transporti publik do të funksionojë me regjimi të ndryshuar nga ai i zakonshëm.
Rrugët nga para TC Paloma Bianka deri te Kryqi i Kuq (rruga Dimitrie Çupovski dhe rruga 11 Tetori) dhe nga Kuvendi deri në QTQ (rruga “Filip Vtori Makedonski”) do të mbyllen plotësisht.
Linjat 4, 4A, 5, 7, 15, 21, 21A, 21B, 22, 23, 24, 27, 50, 50A, 57 dhe 59 do të qarkullojnë me itinerar të ndryshuar, njoftojnë nga NQP-Shkup.