Qeveria e Maqedonisë sot do të shënojë 2 gushtin – Ditën e kryengritjes revolucionare të Krushevës të vitit 1903. Manifestimi qendror do të mbahet në Gurin e Ariut (Meçkin Kamen) në Krushevë.
Në këtë manifestim fjalimin kryesor do ta mbajë kryeministri Zoran Zaev, ndërsa më pas është planifikuar program festiv kulturo-muzikor.
Manifestimi do të hapet nga ansambli shtetëror “Tanec”, ndërsa pas saj do të defilojë me programin e saj edhe shoqëria kulturore – artistike “Emin Duraku” nga Shkup. Program do të mbyllet nga kori i përzier i Krushevës.