https://www.facebook.com/315207821853410/posts/4383439381696880/?vh=e&d=n
Nuzamedin Imeri nga fshati Likovë gati 30 vite jeton si mërgimtar në Zvicër. Periudhë e gjatë kohore, e cila aspak nuk e ka larguar nga vendlindja, por vetëm ia ka shtuar mallin e dashurinë. Afërsinë me vendlindjen ai e manifeston jo vetëm me fjalë, por edhe me aktivitet të palodhshëm humanitar.
Gjatë tërë Ramazanit Nuzamedini ka mbajtur aksione online për mobilizimin e diasporës së komunës së Likovës në vendet perëndimore. Me këto aksione ai ka vazhduar edhe pas Ramazanit dhe si rezultat i aktiviteteve me bashkëatdhetarët tane, sot, në ditë Arife, e kanë gezuar familjen e Shensi Ajetit, duke ia dorëzuar çelsat e shtëpisë së re. Çelësat solemnisht i ka dorëzuar babai i Nuzemedinit, haxhi Imer Imeri.