Moti sot pritet të jetë me diell dhe i ngrohtë. Pasdite pritet të ketë re të vogla lokale dhe një erë të lehtë që do të fryjë nga drejtimi i veriut, e cili herë pas here do të intensifikohet.
Temperatura maksimale ditore parashikohet të jetë nga 32 në 37 gradë. Indeksi UV do të ketë vlerën prej 7.
Të martën, parashikohet të ketë një rritje të vranësirave të pasuara nga reshjet që mund të shoqërohen me erë dhe stuhi të fortë. Dhe të mërkurën, pritet të ketë shi lokal në pjesët juglindore, veçanërisht në mëngjes. Nga e enjtja, pritet të mbajë përsëri kohë e qëndrueshme me rritje graduale të temperaturave të ditës.

