PDSH-ja sot do të mbajë Kuvendin Qendror. Në këtë mbledhje do të diskutohet rreth analizës së Raportit zgjedhor, që tashmë është bërë në të gjitha degët e PDSH-së dhe është dorëzuar në kryesinë qendrore të PDSH-së. Pas diskutimit të raportit dhe konkluzioneve që do të dalin nga i njëjti, do të merret vendimi dhe do të caktohet data e mbajtjes së Kongresit të jashtëzakonshëm të PDSH-së, që do të mbahet pas vendimit për dorëheqje të kryetarit të partisë, Menduh Thaçi, pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit. Nga kjo parti nuk japin emra të kandidatëve të cilët garojnë për ti zënë vendin Menduh Thaçit, i cili tashmë një muaj ka ofruar dorëheqjen. Por nuk përjashtohet mundësia që ky i fundit të mbetet akoma lider i partisë. Në PDSH thonë se për gjithçka do të vendoset në Kongres. Dy muaj pasi ofroi dorëheqjen nga kreu i partisë Menduh Thaçi u shfaq në opinion në takimin e mbrëmshëm me komisionarin Johanes Han, por kësaj radhe më tjetër ambicie, për tu bërë kryeministër.
Data 18.03.2026
Aktuale
- Rezolutë në Kuvend për provimin e jurisprudencës në gjuhën amtare, kërkesë e studentëve të drejtësisë
- Shkup, mbahet ceremoni me rastin e 111-vjetorit të Fitores së Çanakalasë
- “Lagështia po më shkatërron banesën!”- Tarraca e pallatit e kyçur nga një person, konflikti për pronësinë mbetet i pazgjidhur
- Irani ka sulmuar gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit në oborr të Alaksas
- Skemë për t’i shpëtuar drejtësisë? Erilinda Lala e Tatimeve zhduk gjurmët nga “2D Construction 2025” pasi firma fitoi projektin 10 mln euro
- Fronti Europian dorëzon Rezolutë në Kuvend për përdorimin e gjuhës shqipe në provimin e jurisprudencës
- Kosova shpreh solidaritet me Emiratet e Bashkuara, dënon sulmet iraniane
- Tryeza e Salianjit, Shpend Gashi flet për sulmin ndaj News24: Te media ku punoj vjen njëherë në 2-3 ditë gjoba nga 1.5 mln euro

