Teksa sot në darkë do të mbërrijnë dozat e dyta të vaksinave anti-covid Pfizer, kryeministri Edi Rama ka bërë të ditura disa detaje nga plani i këtij procesi.
Rama u shpreh se këtë herë do të vijnë më pak doza se sa herën e parë, ndërsa do të vijojë vaksinimi me mjekët dhe infermierët si dhe paralelisht me pensionistët.
“Jemi shumë afër një marrëveshje përfundimtare me Astrazencën, po vazhdojmë kontaktet me disa vende. Janë 3 shtete që vazhdojmë kontaktet dhe jemi në rrugë të mbarë. Për momentin mund ta them pa optimizëm të ekzagjeruar se skenari i parë i vaksinimit brenda 14 muajsh, nuk ka rënë akoma.”, tha ai.



