Sot pritet që të vazhdojë seanca e radhës e gjykimit të Grupit të Kumanovës, ndaj të cilëve rëndon akuza e terrorizmit.
Në seancën e fundit, të akuzuarit kundërshtuan vendimin e gjykatës që të mos përfillet kërkesa e tyre për ndryshimin e trupit gjykues dhe prokurorëve. Ata filluan të diskutojnë pa u dhënë të drejtë fjale, që rezultoi me largimin e tyre nga seanca.
Shefqet Hallaçi dhe Demë Shehu e akuzuan trupin gjykues se nuk dëshiron që të zbardhet e vërteta e ngjarjes së Kumanovës, kurse Valdet Zekaj e akuzoi gjykatësen Verka Petrovska sepse nuk i ka pranuar propozimet e tyre për dëshmitarë./Almakos.com