Parlamenti Evropian të martën i tha po liberalizimit të vizave të Kosovës, duke e përmbyllur kështu këtë proces të stërzgjatur e të padrejtë për qytetarët e Kosovës.Miratimi i liberalizimit të vizave për Kosovën nga Parlamenti Evropian u bë pa votim pasi nuk kishte asnjë kundërshtim.E sot do të mbahet ceremonia e nënshkrimit zyrtar të vendimit për liberalizimin e vizave për Kosovën, ndërkaq pritet të fillojë në ora 14:45.Në ceremoni do të marrin pjesë edhe presidentja e Parlamentit Evropian, një përfaqësues i presidencës suedeze të Këshillit të Bashkimit Evropian.Ndërkaq, Qeveria e Kosovës në një njoftim për media bën të ditur se zëvendëskryeministri Besnik Bislimi udhëton për në Strasburg, për të marr pjesë në ceremoninë e nënshkrimit zyrtar të vendimit për liberalizimin e vizave për Kosovën.“Ai do të marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit zyrtar të vendimit për liberalizimin e vizave për Kosovën në Parlamentin Evropian, e organizuar nga Presidentja e Parlamentit Roberta Metsola. Ceremonia do të fillojë në orën 14:45”, thuhet në njoftim.Pas ceremonisë së nënshkrimit, zëvendëskryeministri Bislimi do të mbajë një konferencë për media në Parlamentin Evropian së bashku me euro-deputetin dhe Raportuesin për Kosovën për çështjen e vizave Thijs Reuten, me fillim nga ora 15:15.
Data 31.10.2026
Aktuale
- Ilir Kulla: Rama ka humbur ndikimin te shqiptarët në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, faktorët janë kundër tij
- Izet Mexhiti: Një vit punë dhe investime në Saraj, mbi 13 milionë euro për projekte infrastrukturore
- Resul Sinanit i paska mbetë merak Bia Khalifa, e përmend edhe në Big Brotherin e sivjetit – i befasoi të gjithë
- Që në nisje të edicionit të ri të Big Brotherit, ndodh e papritura mes dy opinionistëve – kjo nuk mendohej
- “Nepotizmi në doganë”, Dauti: Ka qenë dukuri në kohën e BDI-së, tani janë raste të izoluara
- Përplasje e rëndë pranë Spitalit të Qytetit, dërguesi i “Wolt”-it në gjendje të rëndë
- Turqia shpreh ngushëllime pas rrëzimit të helikopterit ushtarak italian në Bosnjë e Hercegovinë
- Toyota arrin një rekord të ri në shitjet evropiane



