Shoqata “16 Marsi i vitit 2025” ka njoftuar se sot do të mbahet një marsh përkujtimor në Koçan, me fillim në ora 16:05. Ky është marshimi i 39-të me radhë në nder të viktimave të tragjedisë që ndodhi në diskotekën “Pulse”.
MARKETING
Organizatorët theksuan se çdo hap i këtij marshi përfaqëson një zë për ata që nuk janë më, duke shtuar se përpjekja për zbardhjen e së vërtetës dhe vendosjen e drejtësisë do të vazhdojë pa u ndalur.
Edhe këtë herë, pjesëmarrësit do të parashtrojnë të njëjtat kërkesa: zbardhjen e plotë të rastit dhe mbajtjen e përgjegjësisë për lëshimet sistematike që kanë mundësuar funksionimin e kundërligjshëm të diskotekës.
Kujtojmë se më 16 mars të vitit të kaluar, si pasojë e kësaj tragjedie, humbën jetën 63 persona, ndërsa shumë të tjerë mbetën të lënduar.


