Moti sot do të jetë me diell me vranësira lokale të lehta deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i ndryshueshëm. Temperatura minimale do të jetë në intervalin -4 deri në 2, ndërsa maksimale do të arrijë 14 deri në 20 gradë.
Në Shkup, me diell dhe relativisht ngrohtë me erë të lehtë nga drejtimi i ndryshueshëm. Temperatura minimale do të bjerë në -1, ndërsa maksimale do të arrijë 20 gradë.
Nga e shtuna e tutje, do të ketë një periudhë me mot të ndryshueshëm me vranësira dhe periudha me diell, dhe kryesisht në pasdite do të ketë reshje të herëpashershme lokale shiu. Temperatura gjatë ditës do të jetë në rënie nga e marta e tutje.


