Në Maqedoni sot në mëngjes po mban mot me vranësira me reshje
të shiut dhe me erë të dobët deri mesatare nga drejtimi verior.
Gjatë ditës reshjet e shiut në disa vende do të jenë më të rrëmbyeshme, posaçërisht në pjesët jugore dhe qendrore. Lokalisht do të ketë kushte edhe për reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima. Temperatura maksimale sot do të lëvizë prej 10 deri 15 gradë. DPHM informon se më së shumit shi ka rënë në Mavrovë – 28 litra në metër katror, ndërsa më pak në Kriva Pallankë dhe Vinicë vetëm një litër në metër katror. Në Gjevgjeli kanë rënë 26 litra në metër katror, në Llazaropole 24, Pozharan 22, Demir Kapi 19, Krushevë 16, Dojran dhe Pretor 12, Dibër 10, Ohër 9, Manastir 7, Topollçan dhe Tetovë 6, Strumicë dhe Zajçev Rid në Shkup 4, Petrovec Shkup 3 dhe Shtip dhe Prilep 2 litra në metër katror. Vala e lagësht që e përfshiu Maqedoninë pritet të shkaktojë rritje të niveleve të lumenjve, të cilët ende janë nën mesataren për nëntor. Rritje të nivelit të ujit pritet në të gjitha rrjedhat ujore nëpër vend, posaçërisht tek më të voglat ku janë të mundshme derdhje lokale. Nga DPHM paralajmërojnë për lëvizje të kujdesshme afër rrjedhave
ujore, posaçërisht atyre të voglave, dhe ndjekje vigjilente të gjendjes në ditët në vijim.
Data 19.09.2025
Aktuale
- Aliu: Në Neurokirurgji për herë të parë është aplikuar videoangiografia fluorescente intraoperative gjatë trajtimit kirurgjik të aneurizmave në tru
- Lirohet nga qelia ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu, e lidhur me bandën e Suel Çelës
- Raportohet epidemi helmimi nga ushqimi në Kumanovë – gjashtë persona janë sëmurë
- Gjorgievski: Çmimi i bukës nuk do të shtrenjtohet
- Deputeti gjerman, Ahmetoviq: Vuçiq po e destabilizon Kosovën, Bosnjën dhe Malin e Zi
- Syla: E turpshme që nuk ka një falendërim nga udhëheqësit e Kosovës për dëshmitarët e mbrojtjës në Hagë
- Ishte shpallur në kërkim nga policia shqiptare, kapet në Itali 33-vjeçari me identitet të rremë
- Brohoritjet antishqiptare në Kumanovë, fajtorët ende të lirë, policia ende nuk ka dorëzuar asnjë padi penale