Familjarët e të dënuarve në rastin Sopoti kishin shpresë të madhe se sot gjatë konfernecës së Prokurorisë Speciale do të hapte rastin. Por, ata u zhgënjyen shumë kur nuk e dëgjuan se po përmendet rasti i tyre. Të dënuarit e këtij rasti që vuajnë burgun shtëpiak janë rrëfyer për Emisionin Arena në Televizionin SHENJA. Njëri prej të dënuarve, Sulejman Sulejmani thotë se është rëndë për atë që si 74 vjeçar të paraqitet çdo dy javë në gjykatë.
“Shnetin ma kanë marrë. Në Ahiret do t’u lypi xhevap. Shumë keq është me ta marrë anën e keqja. Ali Ahmeti e përmendi rastin e Brodecit e tonin jo”, ka thënë Sulejmani.
I dënuari tjetër, Samet Lutfiu përmend faktin se shumë herë thonë se dëshmitari i këtij rasti ka folur me dhunë.
“Politikanët thonë se do të zbardhet, por nuk po bëjnë asgjë. Më i i vlefshëm një mercedes edhe do shuplaka sesa rasti i 11 të dënuarve. Na çdo dy javë lajmërohemi për t’u lajmëruar se jemi në shtëpi. Duhet me shku në Shkup në gjyq. Po i anulojnë seancat. Del Zaev thotë kam dëshmi. Le ta dinë se zgjedhjet vijnë shpejt, po nuk do t’i lëmë rehat. Deri kur më kështu. Ose le të dalin të thonë se nuk mund të bëjmë asgjë”, ka thënë Lutfiu.
Zendel Klaiqi e thekson faktin se vet kryeministi Zoran Zaev ka thënë se do të zbardhet rasti sepse ka edhe dëshmi. “Shqiptarët e kanë përkrahur dhe ai ka hyrë në Qeveri. Por, ne nuk po kemi shpresë më hiq që do të zbardhet rasti, sepse veç po përmenden më vonë nuk po bëhet asgjë”, ka thënë Klaiqi.
Ndërsa, i dënuari tjetër Shaban Limani thotë se gjithmonë kanë kërkuar drejtësi, jo të amnisti. “Për këtë arsye kërkuam që Katica Janeva ta marrë rastin. Kemi dëgjuar në pres konferenca, që thonë se deklarata e dëshmitarit është marrë me dhunë. Këshilli i Prokurorëve s’po e jep lënden, nuk po e dimë se ku është problemi. Drejtësinë do ta kërkojmë edhe në institucione tjera”, ka thënë ai. /SHENJA/

