Muaji i Shenjtë i Ramazanit, fillon nesër në ora 2:50 të mëngjesit, dhe do të zgjasë për 30 ditë rresht.
27 maji është dita e parë e këtij muaji të mirëpritur nga besimtarët myslimanë, të cilët agjërojnë për 30 ditë ditë bazuar në vëzhgimet pamore të hënës së re dhe sipas llogarive të shumëta të hartuara në hadithe.
Muaji i agjërimit, do të thotë shmangia e ushqimit dhe lëngjeve, mardhënieve seksuale, fjalëve dhe sjelljeve të këqija dhe gjërave të tjera të ndaluara në Islam. Agjërimi është një nga pesë shtyllat e Islamit dhe zgjatë nga agimi deri në perëndimin e diellit.