Sot përfundojnë shtatë ditët e zisë që u shpallën nga Qeveria, por me intensitet të lartë do të vazhdojnë hetimet – thonë zëdhënëset e Qeverisë.
Ata kanë bërë thirrje që të mos ketë spekulime dhe narativa manipulative e të mos keqpërdoret tragjedia në Koçanë, për shkak se sic thanë, hetimet ende vazhdojnë krahas ndalimit të 34 personave.
MARIJA MITEVA – ZËDHËNËSE E QEVERISË
“Duhet të lejojmë që organet e ndjekjes t`i përfundojnë hetimet – thellë dhe në mënyrë të drejtë. Nuk duam të lejohen pengesa nga rrjete të ndryshme – përmes thirrjeve për destabilizime dhe skenare të ndryshme për të dëmtuar procesin. Nga kjo të gjithë duhet të dalim më të fortë, me drejtësi të dërguar. Nuk do të pranojmë justifikime që shpeshherë lanë qytetarët të pambrojtur. Atje ku të tjerët heshtën – ne do të veprojmë. Në këto momente të pikëllimit jemio me familjet e goditura dhe u premtojmë masa urgjente. Angazhimi ynë është I qartë – drejtësi, transparencë në cdo hap dhe reforma urgjente që do të sigurojnë që kjo asnjëherë mos të përsëritet.”