Sonte në ora 21:30 do të mbahet debati i radhës në emisionin Click Plus të tv 21. Tema e këtij debati do të jetë në lidhje me mospërfilljen e këshillave të Faktorit Ndërkombëtarë nga ana e Presidentit Ivanov.
Sonte në #ClickPlus debatojnë
Arbër Ademi, zëvendëskryeministër
Imer Selmani
Visar Ademi
Ismet Ramadani
Tema: Injorimi i kërkesave të perëndimit!
Shkruani në koment pyetjet tuaja! Disa prej tyre do t’u parashtrohen mysafirëve
Pse nuk po merren parasysh kërkesat e perëndimit për nxjerrjen e shtetit nga kriza politike?
A janë imune ndaj kritikave të perëndimit partitë shqiptare, dhe cila është hisja e tyre e përgjegjësisë?
Sa paradoksal është aspirimi i shtetit për euro-integrimet, dhe mosdëgjimi i këshillave të amerikanëve dhe evropianëve?
Sa dyer i ka shtëpia e quajtur Maqedoni, dhe si përputhet kjo gjë me orientimin gjeostrategjik të shtetit?
https://www.facebook.com/tv21hd/videos/988000247996846/